Thaçi pyetet dhjetë herë radhazi se a do t’i jap territor Serbisë, ja çfarë bën ai

Aktuale

Thaçi pyetet dhjetë herë radhazi se a do t’i jap territor Serbisë, ja çfarë bën ai

Nga: D.RR Më: 18 tetor 2018 Në ora: 20:40
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sonte ka dhënë një intervistë në një nga televizionet e Kosovës, ku kryesisht ka folur për korrigjimin e kufijve.

Mirëpo, Thaçi u pyet nga gazetari dhjetë herë radhazi se, a garanton se pas marrëveshjes me Serbinë, tri komunat në veriun e Kosovës do mbeten brenda territorit të Kosovës edhe më tutje, përcjell “Bota sot”.

Presidenti asnjëherë nuk u përgjigj saktë dhe qartë në këtë pyetje, edhe pse u pyet aq shumë herë, e kjo lë të kuptoj se Kosova nuk i ka të sigurta ato tri komuna, nëse arrihet një marrëveshje me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat