Ish-gjenerali reagon për ushtrinë, tregon cili do të jetë misioni i saj i ri

Aktuale

Ish-gjenerali reagon për ushtrinë, tregon cili do të jetë misioni i saj i ri

Nga: A.ZH Më: 18 tetor 2018 Në ora: 21:39
Ramadan Qehaja

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjenerali i karrierës, Ramadan Qehaja, është shprehur tejet i gëzuar, pas miratimit të pakos ligjore, që i hap rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se votimi në Kuvend, përbën nisjen e një procesi kompleks të krijimit të kapaciteteve ushtatake.

Sipas tij, misioni i ri, do të jetë në shërbim të paqes dhe jo luftës, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Qehajës:

Lajmi për miratimin e pakos së re ligjore që i hap rrugë marrjes së mandatit të mbrojtjes për FSK padyshim se më gëzoi tejmase. Kjo jo vetëm për faktin se jam ushtarak i karrierës por para së gjithash që janë bërë shumë sakrifica deri në arritjen e kësaj të drejte tonë legjitime. Mburrem që kam kontribuar me dekada në ngritjen e kuadrove shqiptare në sferën e mbrojtjes dhe që kam avokuar aktivisht në funksion të përmbylljes se arkitekturës së sigurisë së Kosovës.

Sigurisht se votimi në Kuvend përbën nisjen e një procesi mjaft kompleks të krijimit të kapaciteteve ushtatake. Këtë do ta mbërrijmë fal bashkëpunimit bilateral ushtarak me shtetet mike të cilat do ti paraprijnë cakut tonë strategjik për integrim në NATO.

Mandati i ri i FSK i prirë nga Ministria e Mbrojtjes do të jetë në funksion të krijimit të kapaciteteve defanzive ushtarake. Pra, misioni i ri do të jetë në shërbim të paqes dhe jo luftës.

Gëzuar të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat