Pacolli: Ushtria e Kosovës do të jetë institucion në shërbim të paqes dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e saj

Aktuale

Pacolli: Ushtria e Kosovës do të jetë institucion në shërbim të paqes dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e saj

Nga: Marsela Koci Më: 18 tetor 2018 Në ora: 21:40
Foto

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli përmës një bisede me gazetaren Marsela Koci ka përshëndetur votimin e sotëm në kuvend të formimit të Ushtrisë.

Pacolli ka shtuar se formimi i ushtrisë ështe vendim për forcim institucional e ushtarak.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë:

Me 98 vota pro dhe vetëm 10 kundër nga deputet serb, Parlamenti I Kosovës aprovon formimin e Ushtrisë së Armatosur së Republikës së Kosovës..

 “ Ndihen i privilegjuar që pata rastin të votoj pakon e projektligjeve për shëndrimin e FSK-së në Ushtrinë e ardhshme të Republikës së Kosovës. Votimi i sotëm është vendim i çmuar për forcimin institucional e ushtarak të Republikës së Kosovës si e drejtë e garantuar kushtetuese. Me këtë vendim kemi dëshmuar vullnetin e palëkundur të qytetarëve të vendit për konsolidimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë për anëtarësim në NATO. Ushtria e Kosovës do të jetë institucion në shërbim të paqes dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e saj”. Ka përfunduar deputeti I AKR-së,Islam Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat