Tërnava: Irfan Salihun e shkarkova me telefon nga Dubai

Aktuale

Tërnava: Irfan Salihun e shkarkova me telefon nga Dubai

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 22:33
Irfan Salihu

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka treguar për herë të parë për mënyrën se si e kishte shkarkuar imamin nga Prizreni, Irfan Salihun.

Tërnava ka dëgjuar disa deklarata të imamëve të Kosovës, ku mes tjerash ka dëgjuar deklaratën e imamit nga Prizreni i cili fliste për gratë që kryenin marrëdhënie seksuale para martesës.

Tërnava ka thënë se pikërisht për ato fjalë që imami Irfan Salihu ka thënë është shkarkuar nga ai përmes telefonit nga Dubai.

“Ky i fundit [Irfan Salihu] që e dëgjuam është shkarkuar pikërisht për këtë deklaratë që e dëgjuam. Në Dubai kam qenë kur e kam shkarkuar përmes telefonit”, ka thënë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat