“Mjerimi intelektual i presidentit”

Aktuale

“Mjerimi intelektual i presidentit”

Nga: N.H Më: 19 tetor 2018 Në ora: 08:56
Hashim Thaçi

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka komentuar deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhënë në njërin prej televizioneve nacionale.

Maxharraj konsideron se kreu i shtetit ishte konfuz dhe i paqartë me deklaratat e tij rreth korrigjimit të kufijve.

Ja postimi i plotë i Maxharrajt:

Mjerimi intelektual i presidentit në "rubikon"

Presidenti i Kosovës mbramë ishte mysafir i Adratik Kelmendit ne emisionin "Rubikon". Foli çka nuk foli por nuk tha asgjë, ishte shumë konfuzë, i sikletshëm, i paqartë ne mendime. Nuk dinë së çka do te thotë nocioni korrigjim i kufijve.

Por ajo së çka ishte shume e rëndësishme se nuk dha asnjë përgjigje te qartë në pyetjet e moderatorit te emisionit. Për shembull moderatori e pyeti qartë:a do te mbeten brenda Kosovës, Zveqani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku ne kuadër te Kosovës,edhe pas shumë pyetjeve ai nuk pati guxim e as kurajo te pergjigjet sak se a do te mbeten këto komuna mbrenda Kosoves, dhe në çdo pyetje qe ia bënte moderatori ai e lidhte me Luginën e Presheves.

Mos përgjigja ne ketë pyetje len me kuptu se këtu po zihet diçka me Serbinë për këmbim territoresh.

Më në fund i nxanë ngushtë, pickë nga pyetjet e modaratorit Presidenti u qartë krejte,humbi duke e ofenduar moderatorin hapats ne studio duke e qaujtur disa here rrencë,po rren,Ky është niveli intelektual i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat