Haradinaj: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me NATO-n - Bota Sot
Haradinaj: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me NATO-n

Aktuale

Haradinaj: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me NATO-n

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:34
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj,

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u shpreh optimist për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me NATO-n. Këtë le ta dijë çdokush. Jemi në komunikim edhe me vende shume te rëndësishme te NATO-s, si Amerika, Gjermania, Italia, Franca etj”.

“Dje isha në KFOR, ishte një stërvitje e përbashkët “Shpata e Argjendtë 18/2”. 17 institucione të sigurisë së Kosovës ishin pjesë e kësaj stërvitje. Ne jemi në NATO. Mos keni dilema për këtë, mos u mërzitni. Të mos lodhet dikush me skepticizma”.

Ai gjithashtu falënderoi NATO-n për punën që po bën për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Sa i përket ushtrisë, Haradinaj u shpreh i kënaqur me kalimin e tre ligjeve.

“Procesi i mandatimit të ushtrisë nuk ka të bëjë me kompetenca të zgjeruara. Është mandat i ri për FSK-në. S’ka asgjë ‘mongi’ se sa ndonjë ushtri tjetër”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...