Zeka kërkon që komisionin hetimor të udhëheqë opozita

Aktuale

Zeka kërkon që komisionin hetimor të udhëheqë opozita

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 11:13
Milaim Zeka

Një ndër pikat e seancës së Parlamentit është Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar.

Milaim Zeka për këtë tha se nuk ka askund në botë që njeriu e heton vetën dhe mbi bazën e kësaj grupet hetuese parlamentare sipas këtij ligji në mënyrë absolute do të duhet udhëhiqen opozita.

Zeka ka thënë se është e nevojshme hetimi parlamentar pasi ka shumë raste kur deputetët arrestohen nga policia pa kurrfarë baze

Ai ka thënë se mbështetë këtë ligj, në mënyrë që të heton të gjitha shkeljet që bëjnë policia, komisioneret e zgjedhjeve e zyrtarët e prokurimit.

Pjesë nga fjalimi i tij:

Nuk ka kërkun botë që njeriu e heton vetën dhe mbi bazën e kësaj grupet  hetuese parlamentare sipas këtij ligji në mënyrë absolut duhet të udhëheq opozita.

Pikërisht për shkak të mungesës së këtij komisioni në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, kanë ndodhur gjëra të jashtëzakonshme dhe shkelje e ligjeve të komisionerëve të zgjedhjeve.

Ne jemi dëshmitar të asaj se çfarë pune bëjnë hetuesit e policisë, të cilët pasi hapin hetime ndaj personave apo firmave, fillon lufta e shantazheve.

Pastaj, zyrtarët e prokurimit janë shkelësit me të mëdhenjtë të demokracisë.

Po ashtu edhe prokurorët të cilët kanë skandale, ne si deputet jemi nën akuza, jemi deputet të dënuar prej tyre. A nuk ju vjen keq kur prezantoheni si deputet, qysh mundeni me thënë që jeni deputet kur nuk ki imunitet.

Pikërisht pse një polic hajn e prokuror kriminel arreston deputetin vetëm pse e ka jep një deklaratë në një emision.

Prandaj, unë mbështesë këtë ligj fuqishëm, është e nevojshme që të gjitha propozimet e komisionet për hetimin që vjen në Kuvend të udhëhiqet nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat