Hoti: Kujt do t’i paguhen 1.2 mil euro për anëtarësim në Interpol?

Aktuale

Hoti: Kujt do t’i paguhen 1.2 mil euro për anëtarësim në Interpol?

Nga: A.M. Më: 19 tetor 2018 Në ora: 11:57
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinaj për ndarjen e 1.2 mil euro për anëtarësim në Interpol.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Nëse mendon dikush se mund të fshihet pas vendimeve të Qeverisë për të ndarë taksa të qytetarëve nëpër botë pa asnjë lloj transparence e ka gabim”.

Postimi i plotë:

Kujt do t’i paguhen 1.2 mil euro për anëtarësim në Interpol?

Në fund të vitit të kaluar, Qeveria Haradinaj bëri një gabim trashanik duke e tërhequr aplikimin e Kosovës në Interpol. Çdo gjë ka qenë e aranzhuar që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit, bashkë me disa vende.

Ndërkaq, tash Qeveria ndan 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësim në Interpol, sikur kjo të ishte organizatë biznesore private. Janë qeveritë e vendeve anëtare të Interpolit ato që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë. Prandaj, kujt do t’i paguhen këto mjete?

Nëse mendon dikush se mund të fshihet pas vendimeve të Qeverisë për të ndarë taksa të qytetarëve nëpër botë pa asnjë lloj transparence e ka gabim. Taksat e qytetarëve nuk mund të shpërdoren kështu. Llogari do të kërkohet nga secili, herë do kur .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat