Zeka: Pa PSD-në s’i kemi numrat, Dërguti: S’ua bëjmë kuorumin, por kemi obligim kushtetues

Aktuale

Zeka: Pa PSD-në s’i kemi numrat, Dërguti: S’ua bëjmë kuorumin, por kemi obligim kushtetues

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:51
Aida Derguti dhe Milaim Zeka

Deputeti nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, komentoi mungesën e deputetëve të VV-së në sallë, me ç’rast edhe i bëri thirrje deputetit Fadil Beka ta tërheqë kërkesën për shqyrtimi e parë të Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.

“Kurrë më parë pozita nuk ka qenë në pozitë me të keqe, të rëndë e të vështirë. Nuk e kemi komoditetin të konfrontohemi me opozitën”.

“Me bo zoti vaki mu idhnu edhe PSD-ja me neve, atëherë s’kemi për çka të rrimë në sallë, as numrat s’i kemi”.

Lidhur me këto komente reagoi shefja e grupit parlamentar të PSD-së, Aida Derguti, e cila tha se “nuk janë në sallë t’ia bëjnë kuorumin as pozitës, as për inati të opozitës, mirëpo sepse e kanë obligim kushtetues”.

Zeka gjithashtu ka ngritur shqetësimin në lidhje me, siç i quajti ai, shpifjet dhe dezinformatat për UÇK-në.

Zeka nga foltorja e kuvendit, me një gjuhë mjaft të ashpër, drejtoi akuza ndaj disa mediave dhe gazetarëve për fyerjen e vlerave të UÇK-së.

“Janë mediat e Kosovës dhe ato të Shqipërisë që i kanë sharë dhe i kanë fyer e poshtuar në mënyrën me banale dhe ekstreme vlerat e luftës se UÇK-së”.

“Qysh do t’i mbrojmë vlerat e luftës kur ne i sponsorizojmë njerëzit e tillë, ju japim pare me i sha njerëzit e luftës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat