Krasniqi: Presidenti nuk duhet të bisedojë me Serbinë në këtë fazë të dialogut

Aktuale

Krasniqi: Presidenti nuk duhet të bisedojë me Serbinë në këtë fazë të dialogut

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:59
Tryeza e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosovë-Serbi dhe mësimet që lidershipi i Kosovës duhet të përsërisë”.

Ideja për korrigjimin e kufijve vazhdon të konsiderohet mashtrim dhe fyerje për inteligjencën e qytetarëve.

Këto komente u dhanë në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosovë-Serbi dhe mësimet që lidershipi i Kosovës duhet të përsërisë”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi tha se dialogu mund të zhvillohej vetëm kur pozita dhe opozita kosovare do të krijonin platformë, që merr edhe miratimin e Kuvendit.

Krasniqi: Ideja për korrigjimin e kufijve mashtrim

“Është shumë e këndshme me thanë se po dua me ia bashkua Kosovës, Kosovën Lindore, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin do thotë është një mashtrim  që po iu bëhet atyre qytetarëve që janë andej, por edhe këtyre që janë këndej. Por edhe neve kjo se Serbia nuk po të njeh pa atë pjesë jo që t’i do të ia marrësh edhe atë pjesë dhe të njoh Serbia dhe t’i normalizosh marrëdhëniet me Serbinë, vërtetë kjo është pak fyerje për inteligjencën e njerëzve tanë“, ka shtuar Krasniqi.

Më tutje ai tha se Kosovës janë duke ju kërkuar më shumë sesa që është shkruar në dokumenti  e Ahtisarit.

Krasniqi: Presidenti nuk duhet ta udhëheqë dialogun

“Mendoj që Kosova në këtë situatë që është presidenti nuk duhet se nuk është çështje e presidentit të bisedohet me Serbinë, është çështje e Qeverisë se Qeveria i ka të gjitha kuadrot, të gjithë ekspertët, e ka të gjithë dokumentacionin dhe e ka të drejtën të bisedoj...24/11 Mendoj se pozicioni i Kosovës në bisedimet që janë zhvilluar këtë vit është mjaftë i pafavorshëm dhe kjo duhet të ndërpritet dhe kjo arrihet vetëm kur arrihet konsensusi nacional dhe formohet dokumenti se çka do të bisedon dhe çka nuk do të bisedoj pala e Kosovës në këto bisedime”, u shpreh ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se dialogu është i nevojshëm, mirëpo temat duhet të jenë të llojit që relaksojnë marrëdhëniet.

Sejdiu: Iniciativa e cila kapërcen mandatin kushtetuese është problemtike

“Asnjë iniciativë e cila kapërcen mandatin e paraparë me Kushtetutë nuk mund të jetë me rezultat të mirë. Pse e para se mos respektimi i Kushtetutës e shohim më vonë se a është marrëveshje e mirë apo e keqe pa mandat kushtetues është problem. Shkohet deri në nivel të kryeministrit dhe deri në nivelin e presidentit të vendit është pak problem fundi i fundit po e marrim edhe si qytetar të lirë cila është esenca e asaj ideje që po marrim dhe po korrigjojmë territore, po marrim pjesë nga vendi tjetër që janë në kuptim të integritetit të tyre dhe nuk po japim kurrgjë”, u shpreh Sejdiu.

Hajredin Kuçi, ish zëvendëskryeministër, tha se uniteti politik është më shumë se kurrë i nevojshëm.

Kuçi: Na duhet garanci ndërkombëtare se marrëveshja me Serbinë është finale

 “Tash duhet të kërkojmë garanca bukur të plota të partnerëve tanë ndërkombëtar a do jetë kjo marrëveshja finale, imagjinoni nëse ne e bëjmë një marrëveshje dhe pastaj prapë nuk kalon në Këshill të Sigurimit kur është finalja tjetër dhe ta pranojmë një fakt se çdo dialog i ri ka një qëllim marrëveshjen, çdo marrëveshje e re do të kërkohet konsensus i ri dhe ky konsensus me siguri kërkohet për krejt dokumentet e presidentit Ahtisari. Akterët tanë ndërkombëtar në këtë marrëveshje duhet të jenë palë kur them palë dëshmitare në minimum cila do që të jetë në limitet që përmenda, e dyta duhet të jetë paralele me ndryshimin e rezolutës 1244, dhe nëse ne bëjmë një marrëveshje dhe pastaj nuk ndryshon rezoluta 1244.Nëse është finale duhet me na garantua se është krejt finale”, tha Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat