Palmer “shuplakë” Vuçiqit në Beograd për ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Palmer “shuplakë” Vuçiqit në Beograd për ushtrinë e Kosovës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:05
Mathew Palmer

Mathew Palmer, zëvendës -ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit tha të premten në Serbi se Shtetet e Bashkuara mbështesin tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Sipas zyrtarit të Departamentit amerikan, tranzicionit të kësaj force do t’i nevojitet kohë.

“Ne po e mbajmë këtë pozicion, është një tranzicion që do të marrë një kohë të konsiderueshme dhe po punojmë me shumë kujdes me partnerët tanë në Prishtinë, për të mbështetur tranzicionin, në mënyrë që të sigurohet që kjo të bëhet në një mënyrë që do të kontribuojë në rajon dhe stabilitet “, tha ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë konferences së përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, nëse SHBA-ja në heshtje e mbështeti transformimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat