Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali e quan të pafytyrë Aida Dërgutin, e cila është nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Dërguti ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe e para e cila filloj skandalin brenda VV-së, ku pastaj dolën nga kjo parti politike një grup i madh duke filluar nga deputetët e deri të anëtarët më të vogël.
Pas kësaj, ata formuan edhe një subjekt të ri politik, të emëruar Partia Socialdemokrate.
Tali, të pafytyrë e quan Dërgutin pasi kjo e fundit ka deklaruar se PSD-ja nuk po rrinë në Kuvend për të ia bë kurumin pozitës, por pse e kanë obligim ligjor.
“Hipokritja Aida Derguti: PSD nuk janë në sallë t’ia bëjnë kuorumin as pozitës, as për inati të opozitës, mirëpo sepse e kanë obligim kushtetues.
Që është kaq e paftyrë s'ma ka marrë mendja.
Bare heshtë mos shit moral, edhe ashtu e mban një karrigë në Kryesi të Kuvendit që s'takon!”, shkruan Tali në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.