Tahiri: SHBA partner kryesor strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit - Bota Sot
Tahiri: SHBA partner kryesor strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Aktuale

Tahiri: SHBA partner kryesor strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 17:57
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti në takim përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të kryesuar nga Ambasadori dhe Koordinatori i Zyrës Kundër-terrorizëm, Nathan A. Sales.

Gjatë takimit Ministri Tahiri, u shpreh se forcimi i sundimit të ligjit është një ndër mjetet kryesore në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, andaj mbështetja e ShBA-ve në këtë drejtim është jetike.

“Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i kundërvihen kërcënimit në rritje të terrorizmit më qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për qytetarët e saj dhe do të kontribuojnë përmbajtësisht, në koordinim me partnerët e saj, në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha Tahiri.

Tahiri theksoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikes janë partneri kryesor strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”. Ai shtoi se institucionet e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës do të vazhdojnë të avancojnë masat për parandalim efikas të çdo kërcënimi që ndërlidhet me natyrën e terrorizmit.

Ambasadori dhe Koordinatori i Zyres Kundër-Terrorizmit, z. Sales, shprehu konsideratën e lartë për përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës në agjendën globale kundër terrorizmit dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do jenë mbështetës të fuqishëm në përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të administruar me sukses rreziqet potenciale tê kësaj natyre. Ai theksoi “se mënyra më e mirë për të luftuar, terrorizmin e radikalizmin e dhunshëm, përveç vullnetit të plotë politik, arrihet edhe përmes përkrahjes së fuqishme për sektorin e sundimit të ligjit dhe zbatimit efikas të ligjeve në fuqi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...