Haradinaj thotë se skeptikët e themelimit të ushtrisë janë demagogë koti - Bota Sot
Haradinaj thotë se skeptikët e themelimit të ushtrisë janë demagogë koti

Aktuale

Haradinaj thotë se skeptikët e themelimit të ushtrisë janë demagogë koti

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 22:27
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka quajtur demagog koti gjithë ata që kanë shfaqur skepticizëm se me projektligjet e miratuara për transformimin e FSK-së në ushtri, është një një mision kompromisi me shumë se sa një strukturë e mirëfilltë e ushtrisë.

“Këta janë demagogë koti që sillen poshtë e lartë që asnjëherë nuk i kanë kontribuuar themelimit të kësaj force dhe mendoj që këta duhet t’i japin këshillat aty ku duhet, janë komisionet parlamentare, ato këshilla që i kanë, ato mund t’i marrim parasysh, por këto pallavra që i flasin nëpër çarshi nuk i marrë parasysh”, ka thënë Haradinaj.

“Nëse i lexoni ligjet, nëse i shihni përgjegjësitë, kompetencat, misionin e FSK-së, mendoj se Kosova e ka mbyllur kapitullin për të cilin e ka shpallur pavarësinë me 17 shkurt”, është shprehur ai.

Haradinaj ka shtuar se jo gjithmonë emri e bënë ushtrinë, por janë kompetencat, përgjegjësitë, detyrimet që e bëjnë atë.

“Emri nuk ndryshon por emri jo gjithmonë e bënë ushtrinë, ose i jep epitet ushtarak. Nëse i lexoni ligjet, detyrimet, përgjegjësitë, kompetencat, armatimi, atëherë shihni që kemi të bëjmë ushtri të vërtetë. Atëherë kur të pjekën kushtet Parlamenti do të jetë i gatshëm t’i bëjë ndryshimet kushtetuese ose amendamentimit, por deri në ato rrethana pse të humbim kohë”, theksoi Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme deputetët e Kuvendit me unanimitet, pos Listës Serbe, miratuan tri projektligjet, atë për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për FSK-në dhe atë për shërbimin në FSK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...