Kosova shpëton 50 milionë, por i humb 34 milionë të tjera

Aktuale

Kosova shpëton 50 milionë, por i humb 34 milionë të tjera

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2018 Në ora: 22:33
Ilustrim

Eksperti i çështjeve ekonomikë Hekuran Murati thotë se Kosova i shpëton 50 milionë euro, por po i humb 34 milionë tjera.

Sipas tij, ministri Pal Lekaj është tërhequr për të ia falur Limak-ut 50 milionë euro, por prej buxhetit të Kosovës do të i paguhen 34 milionë euro kësaj kompanie.

Këto para janë taksa të qytetarëve të Kosovës.

“Ministri Lekaj ka deklaruar se jane ne negociata me Limak-un qe pagesen per zgjatjen e pistes se aeroportit, e cila me kontrate kushton 34 milione euro, ta bejne duke e kompenzuar me ane te tarifes koncesionare, pra duke hequr dore nga kjo tarife per 5 vitet e ardhshme - perkthyer ne numra, i binte qe per kontraten 34-milioneshe, Qeveria do te hiqte dore nga 84 milione euro, pra plot 50 milione euro me teper.

Ne lidhje me kete skeme, e prezantova edhe raportin e analizes se kontrates me 27 shtator, ku tregova se kontrata per zgjatjen e pistes ishte e kunderligjshme, e per me teper, po tentohej qe demi te rritej nga 34 milione ne 84 milione euro”, shkruan Murati në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Kosova i shpeton 50 milione euro, por i humb 34 milione tjera

Me 17 shtator 2018, ne emisionin Puls ne KTV, Ministri Lekaj ka deklaruar se jane ne negociata me Limak-un qe pagesen per zgjatjen e pistes se aeroportit, e cila me kontrate kushton 34 milione euro, ta bejne duke e kompenzuar me ane te tarifes koncesionare, pra duke hequr dore nga kjo tarife per 5 vitet e ardhshme - perkthyer ne numra, i binte qe per kontraten 34-milioneshe, Qeveria do te hiqte dore nga 84 milione euro, pra plot 50 milione euro me teper.

Ne lidhje me kete skeme, e prezantova edhe raportin e analizes se kontrates me 27 shtator, ku tregova se kontrata per zgjatjen e pistes ishte e kunderligjshme, e per me teper, po tentohej qe demi te rritej nga 34 milione ne 84 milione euro.

Sot, i njejti Minister, ne prani te disa mediave dhe drejtorit te Limak-ut, paska deklaruar qe nuk eshte e vertete se do te hiqet dore nga tarifa koncesionare, por qe kostoja e ketij projekti do te paguhet nga buxheti.

Kjo perben lajm te mire, dhe njekohesisht te keq.

Lajmi i mire eshte se pas raportimit per kete skeme, Ministri eshte terhequr nga ideja per t'ia falur Limak-ut edhe 50 milione euro tjera, dhe tani thote se do te paguajne vetem shumen qe parashihet ne kontrate, direkt nga buxheti. Me fjale tjera, buxhetit te vendit i shpetuan 50 milione euro pa u zhvatur.

Lajmi i keq eshte se Ministri po insiston ne vazhdimin e nje kontrate te kunderligjshme, e cila paraqet investim te parase publike ne biznes privat. Ne kete rast, me kontraten per zgjatjen e pistes se aeroportit, Ministria e Infrastruktures po subvencionon Limak-un me 34 milione euro. Me fjale tjera, 34 milione euro taksa te qytetareve qe do te mund te investoheshin ne arsim apo shendetesi, po investohen ne kompanine Limak, thuase pak po fitojne ata.

Perndryshe e ftoj Ministrin Lekaj ne debat dhe le te sqarojme publikisht para qytetareve se kush po e thote te verteten.

Deklarata e Lekajt me 17 shtator: https://youtu.be/tgXsPrOMKKY?t=1833

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat