Kurti: Strategjia e Vuçiqit dhe Daçiqit e ka gjetur mirëkuptimin te presidenti ynë sharlatan

Aktuale

Kurti: Strategjia e Vuçiqit dhe Daçiqit e ka gjetur mirëkuptimin te presidenti ynë sharlatan

Nga: A.M. Më: 20 tetor 2018 Në ora: 11:28
Albin Kurti

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se Serbisë po i ngutet për marrëveshje me Kosovën, me viktimën kryesore të saj, në mënyrë që këtë ta përdorë si argument se Serbia nuk është më ai shteti agresor dhe kriminal.

Po ashtu, ai ka thënë se strategjia e Vuçiqit dhe Daçiqit e ka gjetur mirëkuptim në majën e shtetit të kapur të Kosovës, të Presidentit Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

Kroacia dhe Hungaria, por edhe Rumania e Bullgaria, si anëtare të BE-së, do t'i bëjnë shumë kërkesa Serbisë për çështje të kufijve dhe pakicave kombëtare. Madje edhe Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi e Maqedonia nuk kanë rregulluar shumëçka me Serbinë. Prandaj shumë siklet e kokëçarje do të ketë Serbia prej të gjithë këtyre në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Prandaj asaj po i ngutet për marrëveshje me Kosovën, me viktimën kryesore të saj, në mënyrë që këtë ta përdorë si argument se Serbia nuk është më ai shteti agresor dhe kriminal, hegjemon e shtypës. Nëse shqiptarët ia falin Serbisë krimet dhe diskriminimet, borxhet dhe territoret, atëherë çka kanë kroatët e hungarezët, rumunët e bullgarët, që ankohen?! Kjo është strategjia e Vuçiqit dhe Daçiqit, e cila ka gjetur mirëkuptim në majen e shtetit të kapur të Kosovës, te presidenti ynë sharlatan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat