Ambasadori i Norvegjisë në Beograd dëshpëron serbët: Kosova ka të drejtë ta krijojë ushtrinë

Aktuale

Ambasadori i Norvegjisë në Beograd dëshpëron serbët: Kosova ka të drejtë ta krijojë ushtrinë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 13:25
Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Bjornstad

Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Bjornstad ka thënë se Kosova ka të drejtë të krijojë ushtrinë e saj.

Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Bjornstad ka deklaruar se shteti i tij mbështet Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve që nuk do ta prishin stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, por do ta shëndrrojnë në regjion joshës për investime.

Gjatë një interviste për agjencinë “Beta”, Bjornstad ka thënë se Kosova ka të drejtë ta formojë ushtrinë e saj por duhet të marrë parasysh qëndrimin e pakicave dhe procedurës ligjore.

“Norvegjia dëshiron që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje për norgamizimin e raporteve sepse është e mirë për të dyja palët. Për shkak të dyshimeve aktuale që shtojnë frikën dhe destabilizojnë rajonin, Serbia dhe Kosova mbesin në pozita të papërshtatshme për investime dhe me më pak mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës”, u shpreh ai, përcjell lajmi.net.

“Për çka do që merren vesh, Beogradi dhe Prishtina duhet të kenë parasysh pasojat për stabilitetin e rajonit”, shtoi Bjornstad.

I pyetur nëse Norvegjia është e kënaqur me mënyrën si po udhëhiqet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel dhe nëse në to duhet të mos përfshihen SHBA-të dhe Rusia, Bjornstad ka thënë se nuk e sheh një alternativë të tillë në procesin e tanishëm.

Ambasadori ka theksuar se Norvegjia, si shtet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, konsideron se Kosova, si shtet sovran ka të drejtë të vendos për krijimin e ushtrisë së saj.

“Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por Norvegjia njësoj si SHBA-të dhe shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, e njeh. Ne as nuk e mbështesim e as nuk e mbrojmë Kosovën në krijimin e ushtrisë së saj sepse mendojmë se ajo duhet të vendos rreth kësaj”, u shpreh ai.

“Kosova ka të drejtë ta krijojë ushtrime, por duke respektuar procedurat ligjore dhe të ketë në konsideratë edhe pakicat, mbi të gjitha serbët e Kosovës”, përfundoi Bjornstad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat