Takimi i radhës Thaçi-Vuçiq, kjo është përgjigja e BE-së

Aktuale

Takimi i radhës Thaçi-Vuçiq, kjo është përgjigja e BE-së

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 20:41
Maja Kocijacic ka thënë se deri tani nuk ka datë për takimin e radhës Thaçi-Vuçiq

Kosova dhe Serbia kanë hyrë në fazën përfundimtare të bisedimeve me Serbinë, në Bruksel, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e përbashkët për të dyja vendet.

Më 7 shtator, ishte planifikuar mbajtja e takimit në Bruksel në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Shkaku i mosmbajtjes së takimit, sipas sqarimit të delegacionit nga Serbia, ishte mungesa e lejes nga autoritetet e Kosovës që presidenti serb Vuçiq gjatë qëndrimit të planifikuar në Kosovë.

Andaj përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka zhvilluar vetëm takime të ndara me të dy presidentët.

Pas takimit u tha se në fund të muajit shtator do të diskutohet për takimin e radhës, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi. Tani jemi në gjysmën e dytë të majit tetor dhe nuk ka datë se kur do të mbahet takimi i radhës mes dy presidentëve.

Sa i përket takimit të radhës se kur pritet ta zhvillojnë dy presidentët, në Bruksel, BE nuk kanë bërë të ditur ende një gjë të tillë.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme,  Maja Kocijacic ka thënë se deri tani nuk ka datë për takimin e radhës Thaçi-Vuçiq.

Sipas saj, datën dhe temën e takimit e caktojnë palët e përfshira.

“Koha, vendi, rendi i ditës, formati i Dialogut vendosen nga të dy palët. Ne do të njoftojmë për takimin e radhës kur të konfirmohet”, thuhet në përgjigjen e Kocijancicit.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdimisht përsërit qëndrimin e tij se me Serbinë duhet të gjendet një kompromisi  përmes paqes për një marrëveshje e cila, sipas tij, duhet të  rezultojë me njohje të pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit serb.

Thaçi po ashtu vazhdon ta përsërisë idenë e tij për korrigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë. I pari i shtetit, ka theksuar se do ta propozon në dialog çështjen e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, madje pa humbur pjesë të territorit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat