Gani Geci tregon se si LDK-ja mund ti fitojë zgjedhjet

Aktuale

Gani Geci tregon se si LDK-ja mund ti fitojë zgjedhjet

Nga: N.H Më: 22 tetor 2018 Në ora: 23:04
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, në një koment në Facebook, ka treguar se çka duhet të bëjë Lidhja Demokratike e Kosovës që t’i fitoj zgjedhjet dhe të del në krye të vendit.

Sipas tij, partia e Isa Mustafës duhet të bëjë një organizim brenda partisë, dhe me ketë, siç bën me dije Geci, kjo parti fitoren e ka të sigurt.

Image

Kujtojmë se së fundi edhe Instituti slloven “International Institute For Middle And Balkan Studies”, ka realizuar një sondazh në Kosovë me pyetjen se “kënd do ta votoni nëse zgjedhjet mbahen sot?“

Bazuar në rezultatet e këtij sondazhi,  Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e para me 28.3 për qind, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 23.1 për qind, më pas Partia Demokratike e Kosovës me 22.9 për qind, dhe të tjerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat