A ishte droga e djalit të kreut të AKI-së? E zbulon Maloku, ai ishte shpërndarës, droga ishte e Enverit dhe Shpendit!

Aktuale

A ishte droga e djalit të kreut të AKI-së? E zbulon Maloku, ai ishte shpërndarës, droga ishte e Enverit dhe Shpendit!

Nga: N. Sh Më: 23 tetor 2018 Në ora: 09:01
Shpend Maxhuni

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ushtaraku Naim Maloku edhe njëherë e konfirmon atë që e tha ditën kur u publikua lajmi se djali i kreut të AKI-së, Shpend Maxhunit i është gjetur një armë, drogë dhe thika në veturën të cilën ishte duke vozitur.

Maloku thotë se, droga e gjetur në veturë ishte e Enverit, babait të Shpendit dhe vet Shpendit, por nuk ishte e djalit.

Sipas, tij, djali vetëm e ka shpërnda të porositësit.

“Po thonë:" droga s ka qenë e djalit të Shpend Maxhunit"!

Të gjithë e besojnë. Ka qenë e Enverit dhe Shpendit, djali vetëm e ka shpërnda të porositësit.

Eu po taksirati që e ka e zënë Policinë!”, shkruan Naim Maloku në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ndërsa, ditën kur u publikua lajmi, Maloku përmes një postimi në Facebook i ka quajtur argat të Serbisë tri gjeneratat e kësaj familje.

“Asgjë e re apo e paditur edhe më parë!

Argat të Serbisë, kontrabandist me armë e drogë e antishqiptarizëm në tri gjenerata!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat