Columbus: Lista esenciale e barnave nuk është reviduar qe 5 vjet

Aktuale

Columbus: Lista esenciale e barnave nuk është reviduar qe 5 vjet

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:18
Foto

Ministria e Shëndetësisë nuk ka reviduar listën esenciale të barnave që nga viti 2013.

Kështu u tha sot në një debat të organizuar nga instituti “Columbus”  ku  përfaqësuesja e këtij instituti Saranda Ramaj tha se hulumtimi ka treguar se ka ardhur në një përfundim  për rreziqet që shkaktohen si pasojë e jo revidimit të listës esenciale të barnave.

“ Për shkak të buxhetit mjeran që është ndarë për shëndetësi, janë vërejtur mungesa të mëdha. Instituti ‘Columbus ‘ ka vërejtur se disa anëtarë të komitetit nuk e kanë marrë seriozisht komitetin, ku është një komitet gjigant, nga 46 persona. Në Onkologji, janë shpenzuar në vit mbi 2 milionë euro, duke pasur parasysh se buxheti i tërësishëm është 5 milionë”.

Për këtë ajo tha se janë  bërë padrejtësi të mëdha dhe se nuk duhet të bëhet lista esenciale vetëm për nevoja të një klinike apo të tjetrës.

Ministri i Shëndetësisë  Uran Ismajli tha se pothuajse të gjitha problemet kanë qenë për shkak të revidimit të listës esenciale.  

Ismajli tha se tashmë ka filluar një proces me ndihmën edhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke shtuar se duke u nisur nga kjo tashmë nuk do të bëjnë gabime sikurse herave të kaluara.

Ismajli tha se  ky proces do të ketë vështirësi, duke përfshirë kështu edhe aspektin buxhetor.

 Ndërsa,kryetarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës Besa Baftiu tha se asnjëherë lista esenciale nuk i ka përmbushur nevojat e institucioneve publike, ku 70 përqind është për barnat.

 " Ne si komision kemi kërkuar çdo herë kemi kërkuar revidimin e listës esenciale dhe janë të pa justifikueshme vonesat. Prej majit ministri na ka premtuar që një gjë e tillë të ndodh, tashmë jemi në tetor dhe është vetëm faza fillestare", tha Baftiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat