Deputeti i Merkelit në Kosovë, Thaçi nuk e thotë asnjë fjalë për kufijtë

Aktuale

Deputeti i Merkelit në Kosovë, Thaçi nuk e thotë asnjë fjalë për kufijtë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:52
Hashim Thaçi në takim me Peter Beyer

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka dalë kategorikisht kundër idesë së presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas saj, një gjë e tillë do të ndizte konfliktet në Ballkan.

E sot një deputet i partisë së Merkelit, Peter Beyer, po qëndron për një vizitë në Republikën e Kosovës.

Ai është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin kanë diskutuar rreth dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, megjithatë sipas një njoftimi të presidentit në profilin e tij zyrtar, duket se çështja e kufijve nuk është prekur fare.

“Sapo përfundova një takim me deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me të cilin biseduam për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun Kosovë – Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Jemi mirënjohjes për mbështetjen gjermane në procesin e shtet ndërtimit në Kosovë. Shteti gjerman vazhdon ta mbështes procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.

Qëndrimin kundër të Gjermanisë për idenë e korrigjimit të kufijve e kanë shprehur edhe diplomatë të tjerë të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat