Përplasja në zyrën e Presidentit, çfarë porosi erdhën nga Berlini për Hashim Thaçin - Bota Sot
Përplasja në zyrën e Presidentit, çfarë porosi erdhën nga Berlini për Hashim Thaçin

Aktuale

Përplasja në zyrën e Presidentit, çfarë porosi erdhën nga Berlini për Hashim Thaçin

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:05
Takimi mes Thaçit dhe Beyer

Një deputet gjerman nga partia e Merkel, Peter Beyer, ia ka bërë të qartë Presidentit Hashim Thaçi qëndrimin e Berlinit rreth çështjes së ndryshimit të kufijve. Ai ka thënë se kjo ide është e rrezikshme dhe se Thaçi e di mirë qëndrimin gjerman. Deputeti i CDU’së ka thënë se ende duhet të merret në konsiderim modeli i dy Gjermanive si zgjidhje për raportet Kosovë –Serbi duke e prezantuar nëntorin si muaj të rëndësishëm për këtë proces.

Disa herë brenda pak minutave, deputeti i partisë së kancelares Merkel ka përmendur fjalën ‘rrezik i lartë’ kur ka folur sot për korrigjimin e kufijve në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

“Kam dëgjuar disa shprehje si korrigjim i kufijve, shkëmbim i territoreve… kjo është ndarje. Nuk është e shëndetshme, është shumë e rrezikshme”, ka thënë deputeti gjerman.

Peter Beyer, deputeti i partisë së Angela Merkel, CDU, ka thënë para gazetarëve në Prishtinë se ideja e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve është “me rrezik të lartë dhe e papranueshme”.

Ai shtoi se vullnetin e qytetarëve e përfaqësojnë deputetët.

Beyer ka treguar se ka folur qartë me Presidentin Thaçi, por se ky i fundit i kishte thënë se ‘unë jam President dhe unë vendosi”.

“Kam dëgjuar disa shprehje si korrigjim i kufijve, shkëmbim i territoreve… kjo është ndarje. Nuk është e shëndetshme. Të zgjedhurit duhet të kujdesen për qytetarët e tyre. Deputetët janë ata që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë ai.

Në pyetjen e gazetarëve se a u ka propozuar ai liderëve ndonjë ide se si mund të arrihet marrëveshja finale, ai tha se ‘modeli i dy Gjermaneve nuk duhet injorohet’, duke shtuar se nuk është këtu që të japë ide.

Beyer, i cili vjen nga CDU tha se ia ka bërë të qartë Presidentit Thaçi se Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve dhe se normalizimi i marrëdhënieve kërkon zgjidhje të qëndrueshme.

Ai tha se nëntori do të jetë ‘muaji i vendimeve’ në dialogun Kosovë-Serbi dhe se përfaqësuesit e vullnetit të qytetarëve janë deputetët e Kosovës, e jo Presidenti.

“E takova Thaçin para jush dhe isha shumë i qartë. Fola saktësisht të njëjtat gjëra që po flas me ju, që të mos përsëritem. Nuk mendoj që u surprizua, ai e din qëndrimin gjerman”, tha ai kur u pyet nga kallxo rreth takimit me Thaçin.

Deputeti i partisë së kancelares Merkel tha se nuk e di datën kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.

“Nuk e di [kur do të ndodhë liberalizimi]. Tash është në dorën e ministrave të brendshëm (të shteteve anëtare të BE-së). Vërtetë nuk e di se kur do të ndodhë. Askush nuk duhet të premtojë data”, tha ai.

Deputeti i parlamentit gjerman tha se nesër do të jetë në Beograd.

“Kam për ta takuar presidentin serb nesër dhe jam kureshtar ta dëgjoj opinionin e tij (për dialogun)”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...