Përmirësimi i gabimit të Haradinajt: Kuvendit i shkojnë 4 emra për Bordin e ZRrE

Aktuale

Përmirësimi i gabimit të Haradinajt: Kuvendit i shkojnë 4 emra për Bordin e ZRrE

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:04
Ramush Haradinaj

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomi, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka dërguar në Kuvend listën me katër emra për kryesues të Bordit të ZRrE-së.

Katër emrat për kryesues të Bordit të ZRrE-së të cilët kanë ardhur nga Qeveria në Komision janë: Fadil Ismajli, Petrit Pepaj, Bekim Jakupi, Përparim Kabashi.

Kryesuesja e Komisionit Sala Berisha Shala tha se debati për këtë temë është shtjerrë.

“Lista me 4 emra që e ka dërgu Qëveria, dërgohet në seancë”, tha Berisha-Shala.

Anëtarët e Komisionit me shumicë të votave votuan për ta dërguar në Kuvend propozim vendimin me katër emra për kryesues të Bordit të ZRrE-së.

Asnjë anëtar nuk votoi kundër dhe asnjë prej tyre nuk abstenoi.

Në një nga mbledhjet e kaluara, qeveria e Kosovës kishte miratuar listën e njëjtë me katër emra për bordin e ZRRE, por në mënyrë misterioze, dy prej këtyre emrave (Fadil Ismajli dhe Përparim Kabashi) ishin larguar nga lista në qeveri kur propozimet shkuan në Kuvend për shqyrtim dhe votim.

Javën e kaluar, qeveria mori një vendim të dytë në të cilin u përfshinë sërish të katër emrat./kallxo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat