Greiçevci dorëzoi letrat kredenciale tek Mbreti i Holandës

Aktuale

Greiçevci dorëzoi letrat kredenciale tek Mbreti i Holandës

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:11
Ceremonia në Pallatin Mbretëror në Hagë filloi me intonimin e himnit të Kosovës nga orkestra mbretërore dhe inspektimin e gardës mbretërore nga ambasadori Greiçevci.

Ambasadori i i Kosovës, Lirim Greiçevci, i ka dorëzuar letrat kredenciale mbretit të Holandës, Willem-Alexander.

Ceremonia në Pallatin Mbretëror në Hagë filloi me intonimin e himnit të Kosovës nga orkestra mbretërore dhe inspektimin e gardës mbretërore nga ambasadori Greiçevci.

 “Ambasadori Greiçevci më pas dorëzoi Letrat Kredenciale dhe zhvilloi një takim me Mbretin e Mbretërisë së Holandës. Me këtë rast, duke përcjellë përshëndetjet e Presidentit Thaçi, ai shprehu falënderim të veçantë për mbështetjen e Holandës dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve. Njëkohësisht, Ambasadori Greiçevci premtoi se do të angazhohet për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në një komunikatë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Mbretëria e Holandës është vendi i 23-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës, përkatësisht më 04 mars 2008.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat