Presidenti austriak mbështet regjimin pa viza për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Presidenti austriak mbështet regjimin pa viza për qytetarët e Kosovës

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 17:27
Alexander van der Belen dhe Ilir Meta

Presidenti i Austrisë, Alexander van der Belen, ka kërkuar sot zbatimin e shpejtë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij shqiptar Ilir Meta në Tiranë, ai tha se do të ishte mirë nëse liberalizimi i vizave do të zbatohej qysh gjatë kohës së kryesimit të Austrisë me Presidencën e BE-së.

“Nëse nuk ka liberalizim të vizave, atëherë do të shkaktojë një zhgënjim të madh” tha ai.

Van der Belen theksoi se gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, të gjithë qytetarët mund të udhëtonin lirisht pa vizë dhe se tani janë vetëm qytetarët e Kosovës, të cilët janë të përjashtuar nga liberalizimi i vizave.

Kohë më parë, Parlamenti Evropian miratoi liberalizimin e vizave në mënyrë që, siç kujton ai, tani është "topi" te shtetet anëtare për të vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat