Sylejman Selimi është duke u mbajtur në burg pa asnjë arsye ligjore

Aktuale

Sylejman Selimi është duke u mbajtur në burg pa asnjë arsye ligjore

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 20:22
?Sylejman Selimi është duke u mbajtur në burg pa asnjë arsye ligjore

Njëri nga organizatorët e protestave për lirimin e çlirimtarëve, Arton Hoti ka deklaruar se me shqetësim të madh po e përcjellin situatën e Gjykatës për komandantin e UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demakun dhe gjithë grupin e Drenicës.

Reagimi i plotë i Hotit:

Gjykata Supreme e Kosoves perseri bllokon lirimin e Gjeneral Sylejman Selimi. Që nga 11.06.2018 Gjeneral Sylejman Selimi eshte duke u mbajtur ne burgun e Dubraves pa asnje te drejte dhe per kete nuk ka asnje arsye ligjore perveq arsyeve “te fshehta” qe eventualisht “mund t’i dije” apo “t’i kete shpikur” vete Gjykata me e larte ne Republiken e Kosoves per ta mbajtur ate ne menyre te kunderligjshme ne burg.

Arsye ligjore nuk ka as per ta bllokuar lirimin me kusht te Sylejman Selimit gje qe kete here e beri paneli per lirimin me kusht duke kerkuar informacione nga Gjykata Supreme, te cilat avokatet e Sylejman Selimit janë duke i kerkuar per me teper se 133 dite.

Eshte me se e qarte se jane arsye jo ligjore per mbajten e Gjeneral Sylejman Selimit ne burg ne menyre te kundërligjshme, por ata qe po e mbajne duhet te mendojne per vetveten sepse nje dite do te perballen me forcen e ligjit.

Per mbajtjen e kunderligjshme te Sylejman Selimit ne burg, eshte duke u pregatitur nje kallxim penal kunder te gjithe pergjegjesve qe do te identifikohen per kete skandal te qellimshem juridik me prapavije politike.

Gjeneral Sylejman Selimi nuk besoj qe ka luftuar per kesi sistemi juridik te Kosoves, ku pasiguria juridike qellimisht eshte duke u krijuar edhe ndaj vete komandantit te Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se. Nese nuk lirohen çlirimtaret, do te organizojme protesta tjera edhe me te fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat