Mësohet arsyeja e largimit të Albena Reshitajt nga AKR

Aktuale

Mësohet arsyeja e largimit të Albena Reshitajt nga AKR

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 20:44
Albena Reshitaj

Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj ka dhënë dorëheqje nga AKR-ja.

Ish-ministrja ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj, mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga Aleanca Kosova e Re.

Arsyeja e largimit të saj nga kjo parti lidhet me dorëheqjen e saj nga posti i ministres.

Kështu të paktën e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

“Dorëheqjen e ka dhënë mbrëmë edhe përmes telefonit edhe për e-mailit na ka njoftu për dorëheqjen e saj dhe e ka njoftuar edhe presidentin. Arsyeja e dorëheqjes së saj nga AKR-ja ka qenë pas asaj që ndodhi që ajo dha dorëheqje prej postit të ministres. Pas kësaj që ka ndodhur, ajo në letrën e saj ka shkruar se, është krijuar një situatë jo e mirë për mua dhe në letrën e saj Albena po ashtu ka shkruar se nuk po e shoh më veten mirë në AKR”, ka deklaruar Makolli.

Kujtojmë se nga pozita e ministres Reshitaj ishte dorëhequr rreth dy muaj më parë dhe tash është këshilltare politike në kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat