Deputeti i LDK-së: Do të kemi koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Do të kemi koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:47
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka folur për përçarjen e opozitës dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai ka qenë i ashpër në kritikat kundër Qeverisë dhe ka mbrojtur ndaj analistëve rolin e LDK-së në mbajtjen e PDK-së dhe Thaçit në pushtet.

Avdyli ka paralajmëruar një koalicion parazgjedhor të LDK-së me Vetëvendosjes në mënyrë që t’i pamundësohej PDK-së të dilte e para me AAK-në dhe Nisma-n apo ndonjë parti tjetër.

Ai ka thënë se PDK-ja ka dëshmuar se kur i rrezikohet pushteti para zgjedhjeve vazhdimisht bën manovra politike – e të cilat do të pamundësoheshin nga një koalicion i tillë që do ta vendoste Opozitën të parën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat