Glauk Konjufca thyen heshtjen e Vetëvendosjes, thotë fjalë të mëdha për Ibrahim Rugovën

Aktuale

Glauk Konjufca thyen heshtjen e Vetëvendosjes, thotë fjalë të mëdha për Ibrahim Rugovën

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 09:57
Ibrahim Rugova dhe Glauk Konjufca

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një intervistë, ka thënë se e vlersojnë kontributin dhe meritat e ish-presidentit Ibrahim Rugova, për shtetndërtimin e Kosovës, por që sipas tij, ata janë kritikë për siç tha ai ‘personat që synojnë që gjithë historinë e vendit ta lidhin me figurën e Rugovës’.

Konjufca thotë se kontributin e Rugovën ia njeh e gjithë bota, por qe sipas tij ‘historia e Kosovës, as nuk ka filluar me Rugovën e as nuk përfundon me të’

“Ne mendojmë që presidenti Rugova, ka qenë njëri ndër personazhet më të rëndësishme në historinë e Kosovës. Ai ka qenë në krye të një Lëvizje edhe shoqërore edhe politike, e cila e ka pasur kontributin e vetë në historinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Kjo është shumë me rëndësi, sepse le të themi është në kuadër të përpjekjes së popullit për mos me iu nënshtru pushtetit serb dhe për të ndërtuar institucione efektive të cilat do të mund ti dalin në ballë kundërshtimit të okupimit dhe jetës së vështirë të shqiptarëve në pushtimit serb. Presidenti Rugova, i ka meritat e tij, që ia njeh jo vetëm Kosova, por e gjithë bota”, ka thënë Konjufca.

“Aty ku jemi kritik është që historia e Kosovës, nuk ka filluar dhe nuk mbaron me presidentin Rugova. Ai është në njërën hallkë të përpjekjeve për clirimin e Kosovës. Pas luftës së dytë botërore duhet të përmendet Adem Demaci, kontributi i tij i jashtëzakonshëm. Pastaj vjen hallka tjetër, ajo e Ibrahim Rugovës dhe udhëheqja e LDK-së me rezidencën paqësore. Pas kësaj hallke, vjen një hallkë tjetër, ndër më të rëndësishmet, ajo e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Të gjitha këto duhet të shihen secila në vendin e vetë. Është një mozaik për clirimin e kombit. Secila e ka vendin e vetë”, ka shton më tej Konjufca.

I gjithë ky debat kishte ardhur pas një shkrimi të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se nuk mund të ketë bashkpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa ata nuk ndryshojnë qëndrim ndaj figurës së presidentit “historik” të LDK-së dhe Kosovës.

Për lidershipin e Vetëvendosjes, Ibrahim Rugova ka qenë krye tradhtari i Kosovës. Na nuk harrojmë. Nëse kanë ndryshu diçka sa i përket figures së liderit tonë historik dhe themeluesit të Republikës, këtu jemi. Mund t’i diskutojmë me organet tona partiake. Përndryshe, le ta harrojnë që mund të bëjnë partneritet me LDK’në!”, kishte thënë Lutfi Haziri.

Por, Konjufca për Insajderi, tha se e lutë Lutfi Hazirin që mos të bëjë propagandë me emrin e Ibrahim Rugovës.

“E kisha lutë Lutfi Hazirin mos të bëjë propagandë palidhje me emrin e Ibrahim Rugovës, për ta sulmuar tjetërkënd, se kështu politika nuk bëhet”, ka thënë Konjufca.

Pas deklarimit të Konjufcës për figurën e Inrahim Rugovës dhe përgjigjes së tij për Lutfi Hazirin, ka reaguar gruaja e Ukë Rugovës, Blerta Kllokoqi-Rugova.

Ajo, duke aluduar në Glauk Konjufcën, ka thënë se ata që i hudhin poshtë deklarimet e Lutfi Hazirit do duhej të përkuleshin paraprakisht tek varri i Ibrahim Rugovës.

“Të gjithë ju që flisni e mundoheni të hudhni poshtë deklarimet e Nënkryetarit të LDK-së dhe njëherit Ministrit të vetë Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Zt. Lutfi Haziri, ju rekomandoj të shkoni e të përkuleni para vendit ku pushon i qetë arkitekti i Kosovës shtet i lirë, pavarur e demokratik Dr. Ibrahim Rugova, e të i tregoni botës se edhe ju si e GJITHË BOTA vlerësoni lartë figurën, jetën dhe veprën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar Blerta Kllokoqi-Rugova në Facebook.

“Vetë Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova dhe po ashtu familja e tij, akterë dhe dëshmitarë kryesor të të gjitha shpifjeve e propagandave ndaj Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në kohën kur Presidenti po jepte edhe frymën e fundit duke punuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat