Këta janë dy personat që i rrahu Gani Thaçi, vëllai i Presidentit

Aktuale

Këta janë dy personat që i rrahu Gani Thaçi, vëllai i Presidentit

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:58
Gani Thaçi

Dy viktimat e Gani Thaçit, vëllait të Presidentit Hashim Thaçi, janë drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli, dhe drejtori i kompanisë së sigurimeve Illyria, Gianni Socolic.

Media merr vesh se dy personat që sot i ka sulmuar vëllai i Presidentit Thaci, Gani Thaci, në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Njëri nga të sulmuarit është Blerim Pushkolli, që është drejtor i BKS dhe Gianni Socolic, i cili drejton kompaninë “Illyria Insurance”. 

Media ka kontaktuar edhe me vet Drejtorin Pushkolli, e i njejti i ka thënë gazetës që tani për tani nuk mund të flas, por që do të deklarohet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat