Flet slloveni që u sulmua nga vëllai i presidentit Thaçi

Aktuale

Flet slloveni që u sulmua nga vëllai i presidentit Thaçi

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:06
Foto ilustruse

Media ka kontaktuar drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, sllovenin Gianni Sokolic, i cili dyshohet se është njëri nga dy personat e sulmuar fizikisht prej Gani Thaçit sot gjatë ditës.

Sokolic, i pyetur rreth sulmit, nuk e ka mohuar por ka thënë se tani nuk mund të flasë për këtë rast.

“Unë nuk mund të flas për këtë tani”, ka thënë shkurt Sokolic.

Media ka raportuar se gjatë ditës Gani Thaçi ka sulmuar fizikisht dy persona. Njëri nga të sulmuarit është drejtori i BKS-së, Blerim Pushkolli ndërsa tjetri është drejtori i “Illyria Insurance”, Gianni Sokolic.

Blerim Pushkolli ka thënë  se nuk mund të flasë tani dhe se "do të njoftoheni më vonë”.

T7 ka raportuar se në Byronë Kosovare kanë arritur ekipe policore, prej ku e kanë marrë në pyetje Gani Thaçin. Tutje në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe prokurori Ali Ajdini. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat