Policia jep detaje për rrahjen ku është i përfshirë vëllai i Hashim Thaçit

Aktuale

Policia jep detaje për rrahjen ku është i përfshirë vëllai i Hashim Thaçit

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:14
Hashim Thaçi dhe Gani Thaçi

Policia e rajonit të Prishtinës konfirmon për një rrahje që ka ndodhur sot rreth mesditës e ku mediat kanë raportuar se është i përfshirë vëllau i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gani Thaçi.

“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lidhja e Pejës’  në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të  shtetit i cili po ashtu ka dalë  në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

Mediat kanë raportuar se vëllau i presidentit Gani Thaçi ka rrahur fizikisht dy persona brenda zyrës së Byrosë së Sigurime, drejtorin e BKS-së Blerim Pushkollin dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, sllovenin Gianni Sokoliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat