Hoti: LDK e shqetësuar për shpenzimet e parasë publike nga Qeveria

Aktuale

Hoti: LDK e shqetësuar për shpenzimet e parasë publike nga Qeveria

Nga: A.M. Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:17
Pamje nga takimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Stephanie Eble, Shefe e Misionit për Kosovën pranë FMN-së.

Gjatë takimit Hoti, informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend. Po ashtu, temë bisede ishte edhe stabiliteti fiskal i vendit si dhe Buxheti për vitin 2019. Me këtë rast  Hoti ngriti shqetësimet e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me shpenzimet e parasë publike nga ana e Qeverisë pa përfillur asnjë kriter ligjor, si dhe për stagnimin e reformave ekonomike dhe të skemave sociale. Hoti gjithashtu siguroi Eble se si Grup Parlamentar do të kujdesen për stabilitetin financiar të Kosovës.

Ndërsa, shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble e vlerësoi lart përkushtimin e Hoti së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK- së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike ne vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtarë posaçërisht karshi Fondit Monetar Ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat