Ndalohen për 48 orë dy persona për dhunë në familje

Aktuale

Ndalohen për 48 orë dy persona për dhunë në familje

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:42
Foto

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit se kanë shkaktuar dhunë në familje.

Në rastin e parë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.T, në komunën e Ranillugut, në këtë muaj, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës T.T, duke e goditur me grushte në fytyrë dhe pjesë të trupit, e cila për shkak të lëndimeve të pësuara ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Në rastin tjetër, dyshohet që i pandehuri F.S, në komunën e Gjilanit, ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që nën ndikimin e alkoolit dhe me thikë e kanos vajzën e tij L.F, deri në atë moment kur e dëmtuara arrin të i’a largojë thikën nga dora, me ç’ rast i njëjti përsëri tenton të e godas, duke gjuajtur me një dru në drejtim të saj. 

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’ .

Në të dy rastet, prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ushtruar kërkesat për caktimin e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj dy të pandehurve, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat