Dy vëllezërit "problematik gajs" të Thaçit – njëri me grushte në mbledhje, tjetri kërcënon policin

Aktuale

Dy vëllezërit "problematik gajs" të Thaçit – njëri me grushte në mbledhje, tjetri kërcënon policin

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:16
Hashim Thaçi

Nazmi Thaçi dhe Gani Thaçi kanë dëshmuar të kundërtën e asaj që vëllai i tyre si president i Kosovës thoshte për vete se nuk është njeri problematik. Ata në dy raste të ndryshme janë treguar problematik.

Nazmi Thaçi kishte kërcënuar policët e Kosovës, ndërsa Gania ka përdorur grushtet në një mbledhje. Rasti i Ganisë ka ndodhur mesditën e sotme.

Në një mbledhje vëllai i presidentit, Gani Thaçi ka sulmuar fizikisht dy persona.  Njëri prej viktimave të Thaçit ka qenë drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Blerim Pushkolli, ndërsa tjetri ka qenë drejtori i “Iliria”, Giani Sokoliq.

Ekipi i medias ka raportuar se në vendin e ngjarjes janë parë policë të Kosovës, ndërsa nuk ka asnjë konfirmim zyrtar ende.

Përveç Ganisë si vëllai i presidentit të vendit në një tjetër incident ishte përfshirë vëllai tjetër i Hashimit, Nazmi Thaçi.

Ai ishte revoltuar që ishte ndalur për një kontroll nga zyrtarët policor. Kur polici Sami Hoti kishte kërkuar që të dilte nga vetura, kishin pasuar kërcënimet ndaj tij se “do të merren masa për shkak se kishte ndalur pa arsye vëllanë e presidentit”.

Hoti në një raporti kishte shpjeguar arrogancën e vëllait të presidentit.

Në ora 01:00 kishte thënë se kishin ndalur një veturë te tipit VË Pasat ngjyrë e zezë me targa 01-851-11 G, drejtuesit e të cilit i ishin kërkuar dokumenti identifikues dhe dokumentet e automjetit.

Në raport thuhet se personi që ndodhej në veturë, kishte vetëm librezën e veturës që ishte në pronësi të Alban Mehmetit.

Policia i kishte kërkuar Thaçit që të dilte nga vetura duke e pyetur se a kishte diçka të dyshimtë me vete.

Nazmi Thaçi i kishte thënë se në brez ka armën me leje, model HS kalibri 9×19 milimetra me numër serik H104072 dhe me 16 fishek në karikator.

Polici në një raport që kishte sqaruar situatën kur ishte kërcënuar nga vëllai Thaçit.

“Pasi e kemi shoqëruar në automjetin zyrtar i kemi lejuar që t’i telefonojë djalit të tij që t’ia sjellë dokumentet e identitetit dhe armës, atëherë i njëjti na u drejtua me fjalët se ;unë jam vëllai i Hashim Thaçit dhe nesër në mëngjes kam me i shku në zyrë të Shpend Magjunit dhe kam me e njoftua që të marr masa ndaj jush për arsye se ju e keni ndalë vëllanë e Presidentit pa arsye”, shkruan më tej në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat