Nis hapja e bunarëve për familjet që vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm

Aktuale

Nis hapja e bunarëve për familjet që vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:37
Foto

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se sot ka nisur përmbushja e premtimit të dhënë për hapje të bunarëve për familjet që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, me nënshkrimin e 20 kontratave ndërmjet Organizatës “Qatar Charity” dhe qytetarëve të kësaj komune.

“Ky ka qenë një premtim i imi i dhënë para 3 muajve, gjatë dëgjimeve buxhetore nëpër fshatrat e Skenderajt, dhe gjatë kësaj kohe janë identifikuar rastet më urgjente për të intervenuar me hapje të bunarëve”, shkruan kreu i Skenderajt në një postim në Facebook.

Ditëve në vijim do të vazhdohet me hapjen e bunarëve tjerë, në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”.

Përveç hapjes së bunarëve, do të bëhet edhe instalimi i gypave të ujit nga pusi e deri brenda shtëpive.

Kryetari Jashari premton se do të vazhdojnë me investimet publike në sistemin e ujësjellësit në secilin fshat ku është e domosdoshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat