Haradinaj: Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar

Aktuale

Haradinaj: Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 20:06
Ramush Haradinaj së bashku përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës e sheh me interes madhor fuqizimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Podgoricës, veçmas në ekonomi, si mundësi reale për ngritjen e mirëqenies së shqiptarëve në Mal të Zi.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Kënaqësi t’i takoja sonte së bashku përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, me të cilët patëm një bashkëbisedë të hapur, e cila do të vazhdojë së shpejti edhe në Prishtinë. Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar, fuqizimin e stabilitetit rajonal si dhe në rrugën e përbashkët europiane. Qeveria e Kosovës sheh me interes madhor fuqizimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Podgoricës, veçmas në ekonomi, si mundësi reale për ngritjen e mirëqenies së shqiptarëve në Mal të Zi. Shqiptarët, sot, janë në pozitë të volitshme kudo që jetojnë dhe si faktorë rajonal ata po marrin përgjegjësitë e tyre, në krijimin e paqes së përhershme në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat