Shefi i AKI-së deklarohet për rastin e kapjes së të birit të tij me armë pa leje e me drogë

Aktuale

Shefi i AKI-së deklarohet për rastin e kapjes së të birit të tij me armë pa leje e me drogë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 20:26
Shpend Maxhuni

Për një javë ishte emri më i përfolur në mediat e Kosovës për një vepër që dyshohet i biri i tij.

Mirëpo, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, deri tash nuk u deklarua për media për kapjen e të birit të tij me armë pa leje e me drogë.

Por, ai sot ka thyer heshtjen në lidhje me këtë rast. 

Maxhuni ka thënë se e mbështet drejtësinë në rastin në fjalë.

"Çdo njeri është dhe duhet të jetë përgjegjës dhe llogaridhënës para ligjit, pavarësisht statusit të tij apo të ndonjë familjari të tij", ka deklaruar Maxhuni.

"Por, sikur po harrohet se një drejtësi ka parime të njohura, siç është ai i prezumimit të pafajësisë, deri në një vendim përfundimtar të organeve kompetente", është shprehur ai.

"Mbështes dhe inkurajoj drejtësinë që të kryejë punën e vet në mënyrë profesionale, të pavarur dhe duke mos u ndikuar nga askush, ashtu siç i kam mbështetur dhe vazhdoj t'i mbështes edhe mediat për punën që bëjnë në interes të publikut", ka thënë shefi i AKI'së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat