Një femër e vdekur, një në gjendje të rëndë, kjo është lutja e Gani Dreshajt

Aktuale

Një femër e vdekur, një në gjendje të rëndë, kjo është lutja e Gani Dreshajt

Nga: A.M. Më: 24 tetor 2018 Në ora: 20:59
Gani Dreshaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka reaguar pas aksidenteve të trafikut të kohëve të fundit në vend.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se  tragjedi të tilla fatkeqësisht janë bërë të shpeshta dhe duhet të gjendet një mekanizëm për t’i thënë stop.

Po ashtu, i ka lutur shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullta e komunikacionit.

Postimi i plotë:

Dje u varros një grua, një nënë e djalit 3 vjeçar, ndërsa vajza fqinje nga Vrella, Florjeta, po lufton për jetë nga goditja që morën të hënën në Prishtinë.

Tragjedi të tilla fatkeqsisht janë bërë të shpeshta dhe duhet të gjindet një mekanizëm për t’i thënë STOP.

Lus të gjithë shoferët në komunikacion që të jenë të kujdesshëm e syqelë, të respektojnë rregullat e komunikacionit, të mos vozisin shpejt, të mënjanojnë përdorimin e telefonit sepse jeta e njeriut ka më shumë vlerë se gjithçka tjetër.

Poashtu, kërkoj nga policia e gjyqësia që të jenë më të rreptë në vendimet e tyre, përndryshe kështu vetëm sa po simuloni tragjeditë në rrugët e Kosovës.

Mos kërkoni falje kur me vetëdije po merrni një jetë, po shkatërroni një familje.

Lutem që gjendja e Florjetës të përmirësohet dhe më në fund të vetëdijësoheni sepse po bëhet fjalë pë jetërat e motrave, vllezërve e prindërve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat