Lista Serbe i ankohet zyrtarit të lartë amerikan për transformimin e FSK-së në Ushtri

Aktuale

Lista Serbe i ankohet zyrtarit të lartë amerikan për transformimin e FSK-së në Ushtri

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:05
FSK

Përfaqësues nga Lista Serbe janë takuar me zëvendës ndihmësin e sekretarit të shtetit amerikan, Matthew Palmer i cili gjatë ditës së djeshme qëndroi për një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga ky subjekt, ata i janë ankuar zyrtarit të lartë amerikan lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri

Sipas tyre, një lëvizje e tillë, i rrezikon interesat  e serbëve të Kosovës.

Gjithnjë  sipas qëndrimit të shpalosur nga Lista Serbe, ata besojnë  ky proces mund të zgjidhet vetëm në kuadër të dialogut të Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Mësohet se mesazhi i Palmer në këtë takim ishte se serbët e Kosovës mund të mbrojnë interesat e tyre vetëm kur përfaqësuesit legjitim të marrin pjesë në vendimmarrje.

Theksojmë se Lista Serbe tash e sa kohë ka dalur hapur kundër transformimit të FSK-së në Ushtri.

Madje ata gjatë seancës kur u votuan tri projektligjet për FSK-në, lëshuan sallën e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat