Hoxhaj me Leibovich, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Izrael?

Aktuale

Hoxhaj me Leibovich, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Izrael?

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:10
Hoxhaj me Leibovich, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Izrael?

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim drejtoreshën e American Jewish Committee, Avital Leibovich, e cila po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Hoxhaj dhe Leibovich kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Izraelit në fusha të ndryshme me interes të përbashkë?t, me theks të veçantë në çështjet ku American Jewish Committee mund të ndihmojë në fillimin e shkëmbimeve mes dy vendeve, siç janë edukimi, ekonomia, turizmi dhe kultura.

“E mirëprita në vizitën e saj të parë në Prishtinë drejtoreshën e American Jewish Committee, Avital Leibovich. Diskutim dhe shkëmbime interesante për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Izraelit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe edukimit, por edhe bashkëpunimin me komunitetin hebrej në Kosovë”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Leibovich gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë do t’i takojë edhe krerët e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat