Limaj: Për tema nacionale duhet të bashkohet faktori politik në Kosovë - Bota Sot
Limaj: Për tema nacionale duhet të bashkohet faktori politik në Kosovë

Aktuale

Limaj: Për tema nacionale duhet të bashkohet faktori politik në Kosovë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 22:01
Nisma Social demokrate sonte ka mbajtur një takim të degëve të rajonit të Prishtinës

Nisma Social demokrate sonte ka mbajtur një takim të degëve të rajonit të Prishtinës, ku kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj ka njoftuar se Parlamenti i Kosovës shumë shpejt do të votojë rezolutën për dialogun me Serbinë dhe delegacionin shtetëror të Kosovës.

Lmaj ka theksuar para anëtarëve të Nismës, se Nisma nuk do të merr pjesë në asnjë tavolinë dhe në asnjë pjesë diskutimi ku dëmtohet vendi i ynë dhe do të jenë aty do të garantojnë transparencë dhe siguri për vendin tonë.

Limaj: Parlamenti i Kosovës të votojë edhe rezolutën

“Për tema nacionale duhet të bashkohet faktori politik në Kosovë, e cila është parakusht dhe garantë për të dal sa më faqebardhë në Kosovë. Ne kemi ushqyer dhe vazhdojmë të ushqejmë unitetin nacional për tema nacionale. Ne kemi ushqyer unitetin opozitar, dhe ne jemi duke e ushqyer unitetin pozitë – opozitë. Unë pres që shumë shpejt që Parlamenti i Kosovës të votojë edhe rezolutën, edhe delegacionin e Kosovës, që përfundimisht Kosova të ketë delegacionin shtetëror”, tha Limaj.  

Duke folur për subjektin politik që udhëheq, Limaj tha se objektivat e partisë janë fuqizimi më i madh i saj, kujdesi ndaj të moshuarve, cilësi në arsim, punësimin e një anëtari të familjes dhe çështje tjera sociale.  Ai pohoi po ashtu se si parti kanë nevojë për ide dhe njerëz që janë të gatshëm të sjellin ide të reja, e të punojnë për vendin e tyre.

Limaj: Ne kem nevojë për ide

“Ne kem nevojë për ide dhe këtë ëndërr të madhe që e ka Nisma Socialdemokrate kem nevojë për njerëz më shumë. Kem nevojë për intelektual më shumë. Kem nevojë për njerëz të vullnetit të mirë me energji pozitive, të cilët janë të gatshëm të bëjnë për vendin e tyre. Ne duam njerëz që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi e kanë guxim për të marrë vendime të mëdha. Ne duam njerëz që nuk filozofojnë, por veprojnë. Ne duam njerëz që ndihen krenar para familjeve të tyre që janë pjesë e Nismës Socialdemokrate”, tha Limaj.

Limaj po ashtu pohoi se “janë disa ide që Nisma Socialdemokrate i ka nxjerr në skenën politike të Kosovës, ide të cilat kanë qenë të kontestuara dhe janë pa me skepticizëm kur kanë dal si ide, por në fund kanë marrë miratimin e shumicës së skemës politike të Kosovës”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi theksoi se parimet dhe programi i Nismës kanë qenë dhe janë parime të socialdemokracisë moderne.

Krasniqi: Ky është obligimi i ynë

“Të gjitha subjektet politike, e në fund të fundit unë po flas për subjektin tonë socialdemokrat, ka për obligim  që të jetë në shërbim të shtetit, e mbi të gjitha në shërbim të publikut, në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në shërbim të rinisë së Kosovës, e cila perspektivën e saj, nuk duhet ta sheh në ikje nga atdheu, por duhet ta sheh në qëndrimin, punësimin dhe sigurimin që duhet ta ketë në vendin e vet, në shtetin e vet. Ky është obligimi i ynë i të gjithëve, për të krijuar këtë perspektivë, që fatkeqësisht edhe tani është duke munguar”, tha Krasniqi.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate dhe deputeti kësaj partie, Bilall Sherifi tha se takimi i sotëm nuk është thjeshtë një shfaqje, ku vinë e flasin dhe ecin, por një raport punë dhe shtoi se “duhet të mësohemi të flasim për periudha njëvjeçare, sepse nuk kemi kohë për të fol për pesë vjet”.

Sherifi: Le t’i shohim këto takime si takime pune

“Le t’i shohim këto takime si takime pune, ku ne raportojmë për angazhimet tona, për punët tona, qoftë në asambletë komunale, qoftë në cilësinë e deputetëve, e qoftë në cilësinë e ministrave dhe zëvendëskryeministrave. Anëtarësia jonë, baza jonë, qytetarët e Republikës së Kosovës, e sidomos votuesit tanë, kanë të drejtë të dinë, se mandatin të cilin e morëm sa arritëm ta qojmë deri në fund”, tha Sherifi.

Të pranishmeve me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe kryetari i degës së Nismës në Prishtinë, Skënder Reçica, kryetari i degës së Nismës në Lipjan, Heset Sahiti, kryetar i degës së Nismës në Shtime, Fehmi Hysenaj, kryetari i degës së Nismës në Fushë Kosovë, Driton Ademi, kryetari i degës së Nismës në Obiliq, Mexhid Krasniqi dhe nënkryetari i degës së Nismës në Podujevë, Gafurr Shabani

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...