Prokurori Hoxha fajëson shoqërinë kosovare për mos zbardhjen e krimeve të luftës

Aktuale

Prokurori Hoxha fajëson shoqërinë kosovare për mos zbardhjen e krimeve të luftës

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 22:15
Prokurori Sylë Hoxha

Prokurori Sylë Hoxha ka thënë se dëshmitarët e krimeve të luftës në Kosovë janë të papërgatitur, duke potencuar se tre prokurorë janë duke punuar me lëndët e krimeve të luftës.

Hoxha, ka thënë përgjegjësi për mos zbardhjen e krimeve të luftës ka e gjithë shoqëria kosovare.

“Kemi pasur një rast gjykimi për një ish-kryetar të Rahovecit, dhe dëshmitarët që na kanë ardhur kanë qenë shume të papërgatitur. Ne si shoqëri është dashur t’i përgatisim edhe dëshmitarët në mënyrë që mos të ndryshojnë deklaratat e të mos dëmtonin proceset gjyqësore”.

Hoxha ka thënë se ekziston ajo shprehja se neve shqiptarëve fjalët na kujtohen vetëm pasi dalim nga gjykatat.

“Si qytetar të Kosovës, provat për krimet e luftës nuk i kemi sjellë në vendin e duhur… Thuhet një fjalë për neve shqiptarët se pasi të dalim nga gjyqi na bie në mend çfarë të flasim”.

Prokurori më tej ka thënë se rastet e krimeve të luftës një kohë të gjatë kanë qenë në duart e prokurorëve dhe gjyqtarëve të EULEX-it.

“Shumë lëndë prokurorët e huaj ende nuk i kanë transferuar te prokurorët vendorë”.

Hoxha ka thënë se për krime të luftës janë ngritur 28 aktakuza me 92 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat