LDK-ja shprehet e bindur në fitore në zgjedhjet e ardhshme - Bota Sot
LDK-ja shprehet e bindur në fitore në zgjedhjet e ardhshme

Aktuale

LDK-ja shprehet e bindur në fitore në zgjedhjet e ardhshme

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 22:52
LDK

"Për zgjedhjet nacionale, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të krijojë një terren të mirë dhe në programin e saj të përfshijë mekanizma dhe politika për formimin e më shumë vendeve të reja të punës". Kështu u tha gjatë një vizite që anëtarë të kryesisë së kësaj partie i bënë Degës së LDK-së në Fushë Kosovë, ku është diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka folur për mocionin që kjo parti është duke e përgatitur dhe për veprimet në të ardhmen për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ndërsa, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar mobilizim më të madh që LDK-ja të qeverisë vendin dhe ta ruajë, siç u shpreh ajo, nga qeverisja e dëmshme dhe shkatërruese. Ajo ka thënë që LDK-ja do t’i fitojë e vetme zgjedhjet e ardhshme dhe do të dalë e para.

Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka thënë se kjo parti për zgjedhjet nacionale duhet të krijojë një terren të mirë dhe në programin e saj të përfshijë mekanizma dhe politika për formimin e më shumë vendeve të reja të punës që është problemi kryesor me të cilin ballafaqohet vendi.

Fidan Rekaliu, kryetar i FRLDK-së ka thënë që LDK-ja është duke krijuar shtylla të forta me rininë dhe në qeverisjen e ardhshme prioritet i fuqishëm do të jetë krijimi i politikave dhe mekanizmave për zgjidhjen e problemeve të rinisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...