Daçiq: Derisa ekziston rezoluta 1244, nuk mund të ketë Kosova ushtri

Aktuale

Daçiq: Derisa ekziston rezoluta 1244, nuk mund të ketë Kosova ushtri

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 22:57
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova vazhdimisht kërkon një alibi për dështimin e përfundimit të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.

Daçiq gjithashtu ka deklaruar se përderisa Rezoluta 1244 është në fuqi, nuk ka ushtri të Kosovës.

“Rezoluta 1244 thotë se e vetmja Forcë e Armatosur në Kosovë është KFOR-i. Pra, kjo nuk është ndryshuar as nuk është shfuqizuar. Përderisa kjo është e vërtetë, nuk ka ushtri të Kosovës. Iniciativa për transformimin e FSK-së, ishte një përpjekje nga disa vende perëndimore për të kënaqur autoritetet e Prishtinës”, ka thënë Daçiq.

Duke folur për mundësinë që Kosova të hyjë në Interpol, Daçiq tha se kjo është një situatë e çmendur sepse sipas tij Kosova bashkëpunon me Interpolin vetëm përmes UNMIK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat