Thaçi e Vuçiq takohen më 11 nëntor në Paris, diskutohet për kufijtë

Aktuale

Thaçi e Vuçiq takohen më 11 nëntor në Paris, diskutohet për kufijtë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 07:47
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Më 11 nëntor, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Thaçi besohet se do ketë takim edhe me presidentin e Francës, Emannuel Macron.

Në Paris, , do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy presidentëve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e eventuale e Kosovës nga Serbia.

Takimi i fundit i Thaçit dhe Vuçiqit i paraparë te mbahet ne Bruksel pati dështuar, të dy ishin takuan vetëm me palën ndërmjetësuese në dialog, Bashkimi Europian.

Nga atje Vuçiq kishte ardhur në Kosovë pastaj, ku ngjalli shumë reagime dhe mbajti fjalime nxitëse

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat