Ftesa e Macron rast i mirë për të lobuar për vizat, a do ta shfrytëzojë Thaçi?

Aktuale

Ftesa e Macron rast i mirë për të lobuar për vizat, a do ta shfrytëzojë Thaçi?

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 11:04
Presidenti Hashim Thaçi , Maunel Macron dhe Aleksander Vuciq

Presidenti Hashim Thaçi ka marrë një ftesë nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron për të shkuar në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.

Atje do të jetë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe shumë liderë botëtrorë, në mesin e të cilëve Trump dhe Merkel. Franca është një nga vendet skeptike për çështjen e vizave. Presidenti Thaçi e ka rastin ideal për të provuar për ta bindur shefin e shtetit francez, nëse i bie ndërmend për këtë temë pasi ai është i koncentuar krejëtësisht tek çështja e kufijve. Madje pas kthimit nga SHBA edhe Kryeministri Haradinaj në një intervistë për Gazetën Express kishte thënë se Kosova duhet të punojë me Macron për çështjen e vizave.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor është nikoqir i shumë liderëve botërorë, që do të marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.

Në këtë ngjarje unike pritet të marrin pjesë liderët më të fuqishëm të botës, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumë krerë shtetërorë nga mbarë bota.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në këtë ngjarje ka ftuar edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në ftesën që ka siguruar KosovaPress thuhet se në njëqind vjet pas kësaj ngjarje, është detyrë e të gjithëve që në mënyrë solemne ta përkujtojmë armëpushimin dhe t’i nderojmë miliona viktima të atij konflikti global.

“Përtej përkujtimit, kjo është po ashtu një mundësi për të reflektuar rreth rendit të sotëm botëror dhe përgjegjësisë sonë kolektive për forcimin e paqes botërore dhe qeverisjes, duke pasur parasysh mësimet e nxjerra nga Lufta e Parë Botërore dhe angazhimet e më pasme për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme’, thuhet në ftesën që Macron ia ka dërguar presidentit Thaçi.

Në këtë letër, Macron i shkruan Thaçit se kjo është arsyeja për të cilën po i përcjell ftesën “Do t’ju isha shumë mirënjohës nëse do ta shprehni përgjigjen tuaj nëpërmes ambasadorit francez të akredituar në vendin tuaj. Shpresoj se do të keni mundësi ta nderoni këtë ceremoni dhe hapjen e Forumit Parisien të Paqes me prezencën tuaj”, thuhet në ftesën që presidenti francez ia ka dërguar Presidentit të Kosovës.

Tash e disa ditë, në media ka qarkulluar edhe lajmi për mundësinë e një takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë në Paris.

Mediat paralajmërojnë edhe takimin midis dy presidentëve Thaçi e Vuçiq në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat