Veseli me delegacionin e FMN-së: Kosova i vetmi vend në Ballkan me borxh publik të ulët

Aktuale

Veseli me delegacionin e FMN-së: Kosova i vetmi vend në Ballkan me borxh publik të ulët

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 11:38
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar me një delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar me një delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas Veselit, aty është diskutuar për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019, transmeton lajmi.net.

“Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me një rritje ekonomike stabile dhe me një planifikim buxhetor i cili siguron stabilitet për institucionet publike dhe stimulon sektorin privat”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Me delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar diskutuam sot për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019.

Ky buxhet është real, i balancuar dhe i fokusuar kryesisht në investime kapitale dhe në zhvillim të vendit.

Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me një rritje ekonomike stabile dhe me një planifikim buxhetor i cili siguron stabilitet për institucionet publike dhe stimulon sektorin privat.

Viti i ardhshëm do të jetë vit i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, i shumë projekteve të mëdha në të mirë të qytetarëve dhe i hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat