Haradinaj: Askush s’ka arsye të jetë i frikësuar nga Ushtria e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Askush s’ka arsye të jetë i frikësuar nga Ushtria e Kosovës

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 12:14
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron në Mal të Zi në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik.

Ai në një intervistë për televizionin malazez, A1 ka folur në lidhje me çështje të ndryshme aktuale në Kosovë, që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së në Ushtri, marrëdhëniet me Malin e Zi si dhe njohjet e Kosovës,

“Askush nuk ka pse të jetë i frikësuar. Serbia dhe Vuçiq e dijnë që shqiptarët përgjatë historisë nuk e kanë kërcënuar asnjëherë askënd që jeton me ta. Presidenti serb duhet t’i tregoj popullit të vet se jeta në Kosovë nuk varet nga Beogradi”, ka thënë Haradinaj teksa ka folur për transformimin e FSK-së në Ushtri dhe reagimet e ardhura nga Beogradi.

Sipas tij, edhe serbët e Kosovës do të jenë më të sigurtë kur shteti të përfundojë procesin e themelimit të institucioneve të sigurisë.

Kryeministri i vendit tutje ka folur edhe për pretendimet e Beogradit dhe kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe se të tjera pritet që në të ardhmen ta bëjnë një gjë të tillë, duke thënë se kjo nuk ndodhur dhe se të tilla lajme janë vetëm propagandë.

“Ata vetëm të humbin kohën me ne. Ne kemi kohë sa të duash. Kemi humbur shumë kohë që nga viti 1999 e tutje. Nuk mund ta rikthejmë atë, mirëpo përsëri presioni nga Serbia nuk mund të na i vështirësojë gjërat. Daçiq dhe të tjerët të argëtohen, nëse kanë kohë dhe para për këtë”, ka thënë ai.

Siç u shpreh Haradinaj, ai respekton të drejtat dhe vlerat e serbëve, mirëpo kur është çështja tek të drejtat e shqiptarave, “ai zgjedh të jetë ai që faktikisht është”.

Haradinaj po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Ai gjatë ditës së sotme është takur edhe me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, si dhe homologun e tij malazez Dusko Markoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat